17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura ditore do të rritet në ditët në vijim

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë. Vlera e indeksit UV do të jetë 8.

Sipas parashikimit të DPHM-së, në Shkup do të mbajë mot kryesisht me diell me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore, në ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht stabil me rritje të temperaturës ditore, e cila nga e enjtja deri të dielën në pjesën më të madhe të vendit do të tejkalojë 35 gradë.

Të fundit