Eksodi i popullatës e sidomos i moshave të reja, shumica e të cilëve të shkolluar,
është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh vendit tonë. Kështu thotë akademiku
Abylmenaf Bexhe” i cili në një intervistë për Televizionin Koha zbuloi shifra
alarmante për ikjen e qyetarëve drejt shtetve perëndimore. Sipas Bexhetit,
pasojat nuk janë akute, por do shihen viteve në vijim.
Abdylmenaf Bexheti – Akademik ;Maqedonia gjendet në vendet e para në botë për kokë banori me emigracion më të madh. Pas nesh nga rajoni i Ballkani Perëndimor, vjen Bosna dhe Kosova. Pra kur them vendi i parë në botë, $asim në krahasim me numrin e
popullatës dhe se sa të rinj e lëshojnë vendin. Sta&s&kat janë tmerruese.
Ndoshta nuk e ndjejmë në afat 2 vitesh por në afat 5 ose 10 vitesh do e ndjejmë
shumë bile. Këto sta&s&ka $asin që rreth 90 mijë të rij, të moshave të ndryshme,
bile deri në 40 vjeçar, e lëshojnë vendin”.
Niveli i lartë i korrupsionit dhe ekonomia e dobët janë arsyesja kryesore se përse
ikin të rinjtë, thonë disa qytetarë që i anketuam sot në Tetovë.
Qytetari
Ju vetë jeni të rinj edhe e dini. Përderisa do të zgjate ky shtet këso soji edhe
luftohet korrupsioni a nga ana tjetër korrupsioni shkon në qiell, këtu nuk kemi
ekzistencë edhe ne që jemi në këto mosha thuam që shkuan të rrinjt edhe mbetëm
ne pleqt. Unë jam në perëndim të jetës, por nuk mendoj se do të kthehen sepse
duke e parë, ky shtet, ky ballkan e sidomos maqedonia jonë, se si e organizon
jetën ekonominë e krejt tjerat rëndë… do të shkojë shumë kohë. Edhe prandaj të
rinjtë na ikin. Sidomos për vajzat është më keq sepse djem ka më pak dhe vajzat
nuk kanë as partner. Ka raste i kanë bërë nga 40 vite duke qenë vajza shumë të
mira. Nuk kanë partner.
Duhet të ketë punë. Ikin të rinjtë të shkolluar. Me shkolla të mesme dhe me
fakultet ikin. Ja para 2 jave u nisën dy autobusë, krejt me të rinj. Të gjithë të
shkolluar.