15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO dhe LSDM i japin kuptime të ndryshme deklaratës së Mishel-it

VMRO dhe LSDM i japin kuptime të ndryshme deklaratës së Mishel-it
Deklaratat e presidentit të Francës, Emanuel Makron dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel në Forumin strategjik të Bledit janë po interpretohen ndryshe nga partitë në Maqedoninë e Veriut. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nga konkludimet e këtij takimi kanë kuptuar konfirmim se nuk ka garanci që vendi do të vazhdojë në rrugën drejt BE-së, pavarsisht ndryshimeve kushtetuese, deklaroi sot zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse mund të ndryshohet diçka tek VMRO-DPMNE. Miteva tha se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së në lidhje me ndryshimet kushtetuse mbetet i pandryshuar.

Marija Miteva – VMRO-DPMNE “Nga njëra anë kemi këtë deklaratë, ndërsa nga ana tjetër kemi deklaratë të Makronit ku thotë se BE-ja së pari duhet të reformohet dhe më pas të pranojë anëtare të reja. Ky është vetëm një konfirmim i asaj që flasim se nuk ka absolutisht asnjë garanci se edhe nëse bëhen këto lëshime, Maqedonia do të vazhdojë në rrugën e saj drejt BE-së. Gabimi i qeverisë sonë është që gjithë procesin e ka drejtuar shpejt dhe me premtime që tani nuk mund t’i përmbushë. Qeveria ka hyrë në një proces për të cilin nuk mund të sigurojë shumicën në Kuvend, nuk e ka konsultuar opozitën dhe në këtë drejtim qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar”
Nga LSDM-ja thonë se vendi jonë nuk guxon që t’i lejojë të ndodhin bllokadat që po i bën VMRO-DPMNE-ja opozitare. Ata thonë se është jetike ndryshimi i kushtetutës dhe vazhdimi i rrugës integruese.

Darko Kaevski – LSDM “Ne duhet patjetër ta shfrytëzojmë këtë sinjal shumë të rëndësishëm nga BE-ja. Për ne si shtet që i ka nisur negociatat dhe që është duke e përfunduar skriningun është arsye shtesë për të cilën nuk guxojmë ta lëshojmë këtë mundësi. Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për bllokim nuk guxojmë që të lejojmë të ndodhin, nuk guxojmë vetë të bllokojmë rrugën drejt BE-së, prandaj është e rëndësishme të sjellim vendim shtetëror për ndryshim të Kushtetutës”.
Kryetari i KE-së në fjalimin e tij në Forumin strategjik të Bledit vendosi tajming deri në vitin 2030 për BE-në që të jetë e gatshme për anëtarësimin e vendeve tjera në Union. Ai dërgoi porosi të qartë për zgjerimin e ardhshëm.Tv Koha

Të fundit