Tashmë është gjithçka e qartë – ka aktvendim për prishjen e kryqit kontrovers në Kodrën e Diellit të Tetovës.
Vendimi mes të tjerash thotë:
“Duhet të fillojë mënjanimi i platformës së betonit me dimensione të përafërta 1.50m x 1.50m dhe lartësi H=2.50m mbi të cilën ka vendosur simbol fetar – kryq me konstruksion metalik me lartësi të përafërt H=10m, që janë ndërtuar në V.Q. Livadhi i Pashait te Kodra e Diellit në Tetovë”.
Kjo vjen ngaqë “është konstatuar se subjekti nuk ka leje për ndërtim”.










