Të tjera lajme

Demolohen shumë lokale në qendrën tregtare Saranda (VIDEO)

Pronarët e lokaleve që punojnë qendrën tregtare Saranda që njihet edhe si kompleksi i vjetër , kanë alarmuar se brenda dy jave janë thyer gjashtë lokale nga persona të panjohur.Demoluesit sipas dyshimeve për qëllim kanë pasur të marrin paratë dhe në disa lokale kanë arritur që të marrin sasi të konsiderueshme të parave. Kjo ka shqetësuar pronarët e lokaleve në këtë qendër tregtare të cilët thonë se rastet janë paraqitur në polici, është bërë hetim por nuk ka informacione kthyese. Krahas dëmeve që janë shkaktuar në demolimin e lokaleve, pronarët janë të shqetësuar se nëse nuk meren masa më rigoroze, të njejtat do të vazhdojnë edhe më te jenë cak i hajnave. Banorët janë ankuar se kjo qendër tregtare është lënë pas dore, prandaj edhe ka shumë pak biznese që janë funksionale.Siaps tyre edhe pse ka patur premtime nga kryetarët e komunave në të kaluarën se do të intervenohet në infrastrukturën e së njejtës, megjithatë e njejta është lënë pasdore,prandaj edhe ndodhin raste të shpeshta të thyerjeve të lokaleve. Kjo qendër e ndërtuar në fillim vitet e 90-ta, vite me rradhë po përjeton neglizhcën e institucioneve. Kjo qendër tregtare me dhjetëra lokale, dikur shkëlqente ku të gjitha lokalet dhe bizneset e vogla punonin dhe kishte mjaft vizitorë. Me kalimin e kohës u pakësuan vizitorët, u mbyllën shumë lokale ndërsa e njejta gjithnjë e më pak frekuntohej kurse pronarët e lokaleve dhe ato që ishin me qirra u larguan.Ngelën vetëm disa prej tyre të cilët e mbajtën gjallë këtë kompleks, duke mos patur rrugëdalje tjetër dhe duke punuar sa për të mbijetuar. /TV KOHA/

Të fundit