Në klinikën universitare për anestezion, reanimacion dhe mjekim intenziv në Shkup, ka ndërruar jetë njëri prej vëllezërve nga fshati Gajre, të cilët ishin plagosur me armë zjarri më 11 janar, në hapësirat e Spitalit Klinik të Tetovës.Nga klinika universitare për anestezion, reanimacion dhe mjekim intenziv në Shkup, kanë konfirmuar se ka vdekur vëllau më i madh, gjegjësisht 41 vjeçari me iniciale A.M.Në incidentin e para nëntë ditëve ishte i plagosur edhe vëllau i tij me iniciale Z.M 36 vjeçar, i cili poashtu sipas raporimeve ndodhet në mjekim në klinikën universitare për anestezion, reanimacion dhe mjekim intenziv në ShkupPas incidentit të 11 janarit, të dy vëllezërit me plagë të rënda pas marrjes së ndihmës së parë në Tetovë, ishin dërguar për mjekim në Shkup, ku njëri prej tyre sot ka ndërruar jetë.Policia po të njejtën natë se ishin arrestuar katër persona, ndërsa një person është në arrati.Pas kësaj ngjarje nga policia nuk kanë dalur me informacione shtesë, por sipas raportimeve, deri tek inicidenti kishte ardhur pas një zënke të njejtën ditë në hapësirat e gjykatës së Tetovës.Prokuroria ende punon në këtë lëndë sipas ingerencave që ka,.Ndryshe, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë më 11 janar kanë privuar nga liria personat R.T. (35) dhe M.T.(44) nga Tetova, ndërsa më herët edhe 55-vjeçaren Sh. E. dhe personin N.M.(39) nga Tetova për shkak të dyshimit për përfshirje në të shtënat e 11 janarit me armë zjarri para Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës.Incidenti në Tetovë, vdes njëri prej vëllezërve nga fshati Gajre







