Të tjera lajme

Komuna e Tetovës: Nuk ka pengesa, rrugët janë të kalueshme,kurse banorët e malsis së Tetovës ankohen se rrugët janë vështirë të kalueshme (video)

Reshjet e borës kanë përfshirë edhe Tetovën me rrethinë. Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore për sa I përket pjesës së qytetit.Nga Komuna e Tetovës thonë se edhe pas reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme pasiqë ekipet janë në terren dhe po pastrojnë gjithë kohën.Brenda qytetit, si gjithmonë pastrohen rrugët me prioritet siç janë rruga për në spitalin e Tetovës, polici, shkolla e kështu me rradhë.Edhe pse rrugët janë të kalueshme, megjithatë apelohet për më shumë kujdes.”Nuk ka pengesa, gjitha rrugët janë të kalueshmë!

Ekipet e Komunës së Tetovës janë në terren për të pastruar rrugët pas rreshjeve të borës.Është intervenuar në gjithë territorin e Komunës së Tetovës, në malësi dhe në qytet, për t’ju siguruar qytetarëve qarkullim të lirë dhe pa pengesa.

Gjithashtu, bëjmë thirrje deri tek qytetarët që të vozisin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.Situata për momentin është stabile dhe ne po e monitorojmë në çdo moment” – thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Por, edhe përskaj kësaj, situata paraqitet e vështirë në vendbanimet e Malësisë së Tetovës.Prej atje banorët janë ankuar se rrugët janë vështirë të kalueshme, respektivisht vështirësi është hasur në rrugën në hyrje të fshatit Shipkovicë, që lidhë fshatrat Brodec, Veshallë dhe fshatin Bozovcë. Nga komuna e Tetovës insistojnë se është intervenuar në rrugët e malësisë së Tetovës dhe pritet sërish të pastrohen. Më vështirë situata paraqitet në rrugët e brendshme nëpër fshatra sidomos në fshatin Sellcë por edhe në vendbanime tjera./TV KOHA/

 

Të fundit