Të tjera lajme

(VIDEO) Pagesa abuzive për autostradën, dënohet me burg Pal Lekaj

Ish-Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj është dënuar me tre vite e tetë
muaj burg, me akuzatr për shpërdorim të detyrës shtetërore dhe dëmtim me dashje
të buxhett të shtetit. Lekaj mbajti postin e Ministrisë së Infrastrukturës në
periudhën 2017-2020 dhe akuzat ndaj tij u ngritën pasi firmosi një pagesë shtesë
prej 50 milionë eurosh për kompaninë “Bechtel Enka” e cila kishte fituar tenderin
për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e
Veriut. Krahas dënimit me 3 vite e tetë muaj burg, Lekajt i është hequr e3 drejta të
ushtrojë funksione publike për 3 vite e 6 muaj. Bashkë me Pal Lekajn, janë dënuar
edhe ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, drejtori i
Prokurimit Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim dhe këshilltari Eset Berisha
me 3 vjet e tre muaj. Avokatët mbrojtës të ish-ministrit Lekaj e ciëlsuan vendimin
e gjykatës si skandaloz dhe të pabazuar në fakte, teksa premtuian se do ta apelojnë
brenda afateve të parashikuara ligjore. Pal Lekaj ëshët anëtar i partisë Aleanca për
Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj dhe në të shkuarën ka
mbajtur detyrën e kryetarit të komunës së Gjakovës si dhe ka qenë deputet i
parlamentit të Kosovës.TV KOHA

Të fundit