Lidhja Evropiane për Ndryshim ka një dakordësi me Aleancën për Shqiptarët për zgjedhjet
parlamentare edhe pse nuk ka marrëveshje finale. Kështu thotë përfaqësuesi i Lëvizjes Besa dhe koalicionit Albi Qamili, i cili thotë se në Prishtinë në prani të kryeministrit Albin Kurti, përveç se për kandidatin shqiptar për President në Maqedoni të Veriut, është biseduar edhe për koalicionet parazgjedhore me Aleancën për Shqiptarët.
Ai nuk jep më shumë informacion në lidhje me atë se çfarë është kërkuar dhe është biseduar në Prishtinë, por thotë se çdo gjë do të qartësohet deri në fund të javës kur edhe pritet që Aleanca për Shqiptarët të del me qëndrim të prerë.
Nga ana tjetër, i pyetur nga Televizioni Koha se për çfarë është biseduar në Prishtinë,kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari dhe se çdo detaj që është folur qëndron në postimin e kryeministrit Kurti dhe se nuk është biseduar për koalicione. Taravari për Televizionin Koha shkurt tha se “Skemi vendim për koalicionim. Vendimet i marrin organet partiake”.
Ndërkaq, në postimin e Qeverisë së Kosovës, pas takimit thuhej se tema e diskutimit ka qenë kandidati shqiptar për President.“.Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president, i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve” shkruhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.Por, a do të përçahet Aleanca për Shqiptarët pas këtij takimi?!Kryetari i Kuvendin Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një prononcim për Telvizionin Koha tha se kryetari i ASH-së, Arben Taravari nuk është koordinuar aspak kuvendin e partisë për takimin e djeshëm te Albin Kurti me kryetarët e opozitës shqiptare dhe se çdo gjë është bërë fshehurazi, pra pa njoftim të partisë.
Kuvendi qendror i ASH-së është dashur të mbahet ditë më parë por për shkak të mosmarrëveshjeve se si do të rreshtohet ASH-ja në këto zgjedhje është shtyrë vazhdimisht. Informacionet flasin se në ASH tani më ka 3 mendime ndryshe, dy
prej të cilave janë më të theksuara, që partia e Taravarit të rreshtohet së bashku me opozitën shqiptare ndërsa krahu tjetër që mendon se ASH-ja duhet të garojë së bashku në zgjedhje në Frontin Evropian, pra me BDI-në e Ali Ahmetit. Ndërsa garimi vetëm në zgjedhje duket se nuk është më opsion për ASH-në. Përndryshe menjëherë pas takimit të mbrëmshëm në Prishtinë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se nuk ka asgjë të keqe nga ky takim pasi që edhe eksponentët e BDI-së në vazhdimësi kanë pasur takime me të gjithë partitë politike në Kosovë, përfshirë edhe Vetëvendosjen. Ndërsa thotë se nëse ka diçka të vërtetë në suaza të bashkëpunimit të VV-së me opozitën, atëherë duhet kjo të thuhet hapur.
Ali Ahmetit – Kryetar i BDI-së Deri tani, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, njëherazi edhe kryeministër i Kosovës, ka thënë se nuk do të garojë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se këshilltari i tij, Bekim Qoku do të jetë në listën për deputetë të frontit opozitar.TV KOHA