Drejtoria doganore ka njoftuar se në vendkalimin kufitar Tabanovc është parandaluar tentimi për import të paligjshëm të 115 pajisje skijimi.
“Javën e kaluar doganierët në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanovc kanë penguar tentimin për import të paligjshëm të llojllojshmërisë së pajisjeve të skijimit në vlerë prej rreth 243 mijë denarë, për të cilat është shmangur pagesa e detyrimeve doganore prej 53 mijë denarë.
Malli është zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të automjetit të pasagjerëve me targa regjistrimi të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, pasi shoferi ka deklaruar se nuk ka asgjë për të deklaruar për kontroll doganor. “Gjatë kontrollit, doganierët në bagazhin e automjetit kanë gjetur 115 pajisje skijimi, ku përfshihen: helmeta, dërrasa, ski, shtylla, syze, çanta shpine dhe veshje për ski”, thonë nga Dogana.
Ndaj personit është bërë kallëzim për kundërvajtje doganore nga neni 263 i Ligjit për Dogana dhe malli është konfiskuar përkohësisht.
Drejtoria doganore në vendkalimin kufitar Tabanovc konfiskon 115 pajisje skijimi







