Të tjera lajme

(VIDEO) Tetova nikoqire e garave të Volejbollit në rërë

Në kuadër të Verës Kulturore në Tetovë, në sheshin Iliria këtë vit për herë të parë organizohen edhe gara të Volejbollit në rërë. Pjesmarrës në këtë garë sportive janë nëntë ekipe konkuruese. Me këtë rast, sheshi Iliria ishte përshtatur për këtë lloj sporti ndërsa këtë aktivitet e përshëndeti edhe kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami.Ai mes tjerash përshëndeti edhe pjesëmarrjen e një volejbollisti nga Ukraina.

Ndërkaq, të hapur garën e volejbollit në rërë e shpalli nënkryetari I Federatës së Volejbollit “Mirë se erdhët në qytetin tonë, ju urojmë qëndrim të mirë, u dëshiroj ndeshje kualitative dhe siç e dini në sport, apo dëshira ime ësht dhe natyrisht e juaja, le të fitojë më I miri.Me fat ky turne, dhe e shpall të hapur këtë aktivitet”, tha Ivica Haxhi Ilievski, nënkryetari I Federatës së Volejbollit.Pjesmarrës ishin nëntë ekipe konkuruese ku dy lojtarët nga Shtipi Stefan Aleksov dhe Kire Glaev. Në ekipin e dytë janë dy volejbollistët nga Tetova, Shpresim Ibraimi dhe Bojan Jovanovski. Pjesë e ekipit të tretë janë poashtu nga Tetova, Dejan Simovski dhe Hamza Veseli. Në ekipën e katërt është lojtari nga Ukraina Roman Vollkov dhe Ivan Andonov nga Maqedonia e veriur. Ekipi i pestë poashtu përbëhet ng dy lojtarët nga Tetova, Gent Vela dhe Lluka Ristoski. Në ekipin e gjashtë, shtatë dhe tetë, janë volejbollist nga Kosova, Ermal Maliqi, Erjon Bajrami, Adriatik Berisha, Shkëlqim Ismaili, Dilon Latifaj, Erind Qalaj dhe pjesë e ekipit të nëntë, Sadik Ferati, Dejan Dimovski, Zharko Kolev nga Tetova.Sonte zhvillohet ndeshja finale. TV KOHA

Të fundit