Të tjera lajme

Saubermacher Tetovë me apel deri te qytetarët: Mos lini mbeturina jashtë kontejnerëve të vendosura

Të nderuar bashkëqytetarë,

Periudha e dimrit tashmë ka ardhur dhe me të vijnë sfida të veçanta për punëtorët dhe automjetet tona për shkak të borës dhe ngricave në rrugë.

Ju lusim të mos i lini mbeturinat jashtë kontejnerëve.

Në konsideratë kushtet atmosferike, kur mbetjet shpërndahen rreth kontejnerëve, përveç që vështirëson punën e punëtorëve tanë dhe ndikon në efikasitetin në terren, sigurisht që ka një ndikim negativ edhe në mjedisin jetësor. Në të njëjtën kohë, kjo çon në rrethana shtesë, siç janë:

1. Pengesa në lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve, sidomos kur ka mbulesë bore
2. Probleme me pastërtinë e hapësirave publike
3. Rritjen e rrezikut të përhapjes së sëmundjeve

Me bashkëpunimin tuaj, ne mund ta mbajmë mjedisin tonë të pastër dhe të sigurt për të gjithë. Ju lutemi hidhni mbeturinat ekskluzivisht në kontejnerë. Së bashku mund të bëjmë ndryshim!

Me respekt,
Saubermacher Tetovë

Të fundit