Tre fitore të vendasve dy barazime dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithsejtë 19 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të xhiros së 29 në Ligën e dytë të futbollit vendor. Java e fundit do të përcakton cilat ekipet do të kualifikohen në elite dhe cila ekip do të luan në balotazh.
Në stadiumin e qytetit në Gostivar, skuadra e Arsimit nuk e shfrytëzoj rastin historik që nga dita e sotme të siguron kualifikim në Ligën e parë meqë ndeshja me Makedonija Gj.P përfundoi me barazim pa gola 0-0 edhe pse vendasit gjatë 90 minutave kishin iniciativë krijuan disa raste që nuk u realizuan dhe në fund u deshtë që të kënaqen vetëm me një pike. Në tribunat e stadiumit për të përkrahur ekipin e tyre ishin të pranishëm mbi 1500 tifozë të cilët pritnin që Arsimi të shënon fitoren historike për të siguruar kualifikim në Ligën e pare, por ja që nuk ja doli edhe pse gjasat janë të mëdha që në ndeshjen e fundit kundër Detonit Pllaçkovica të realizoi ëndrrën 52 vjeçare për të luajt në elitën e futbollit vendor.
Bashkimi i Kumanovës në atmosfere impozante që krijuan tifozët vendas me përmbysje në pjesën e dytë mundën Detonit Pllaçkovica me rezultatin 3-2. Autor të golave për vendasit ishin Husein Demiri, Alban Memeti dhe Hristijan Mitrevski. Bashkimi me një ndeshje më pak mbanë pozitën e tretë me 60 pikë, ndërsa ndeshja dhe fitorja kundër Kozhufit akoma nuk është e regjistruar nga organet përkatëse të FFM-së .
Rezultatet e javës së 29-të: Arsimi – Makedonija Gj.P 0-0, Bashkimi – Detonit Pllaçkovica 3-2, Bellasica – Boreci 1-1 , Kamenica Sasa – Osogova 1-0, Novaci – Skopje 4-0, Ohri – Bregallnica 0-1, Pobeda – Kozhufi 1-2 dhe Vardarski – Vardari 0-3
Tabelën e kryeson Makedonija Gj.P me 64 pikë, e ndjekur nga Arsimi me 62, Bashkimi 60 pikë dhe me një ndeshje më pakë
JAVA e 30-të, më 17 maj me fillim në ora 17:00, takohen: Vardari – Arsimi, Bregallnica – Bashkimi Boreci – Ohri, Detonit Plaçkovica – Pobeda, Skopje –Kamenica Sasa, Kozhufi – Novaci, Makedonija Gj.P – Bellasica, Osogova – Vardarski
SHABAN SINANI – TV KOHA







