Të tjera lajme

NBA: NJU JORK E MINNESOTA PRANË FINALEVE NË KONFERENCAT E TYRE

Kampionati amerikan i basketbollit NBA  vazhdon  me fazën e  gjysmëfinaleve  të play off-it  ku  por ndodhin edhe  surpriza  të papritura sidomos në Konferencën e  Lindjes  ku ekipi kampion në fuqi Boston rrezikon eliminimin nga gjysmëfinalet play off-t.  Në ndeshjen e sotme  Boston  para  tifozëve  vendas  pësoi me  rezultatin  113-121 nga Nju Jorku, që tashmë udhëheq 3-1 serinë e fitoreve  dhe është vetë një hapë larg finales së madhe. Më efikas në  këtë ndeshje  ishte  Tatum i Bostonit me 42 pikë, ndërsa te  Nju Jorku më efikas ishte Bronson me 39 pikë  e 12 asiste

 Një situatë e ngjashme është edhe në Konferencën e Perëndimit, ku  ekipi i Golden State  si vendas  pësoi disfatë nga Minnesota  me rezultatin 110-117. Pas  kësaj ndeshje të katërt Minnesota udhëheq 3-1 serinë gjysmëfinaleve. Ekipi i Golden State,  ndeshjet e gjysmëfinaleve  i nisi me  fitore, por si duket  lodhja  ka ardhur  në shprehje  për të humbur ritmin  e fitoreve . Më efikas te skuadra fituese ishin Randle me 31 pikë e Eduards me 30 pikë

Në  finale  o të  kualifikohen ekipet të cilat  do të  shënojnë nga  katër fitore

SHABAN SINANI

Të fundit