Të tjera lajme

LIGA E DYTË: NESËR VENDOSET ARSIMI APO BASHKIMI NË LIGËN E PARË  

 Me ndeshjet e xhiros së 30-të të dielën përfundon  kampionati  i ligës së dytë  sezoni 2024/2025. Dilema e vetme mbetet se cila ekip do të kualifikohet krahas Makedonija Gj.P  në elitë, Arsimi apo Bashkimi. Takimet luhen nesër me fillim në ora 17:00.

 Të dielën në të gjitha terrenet e Ligës së dytë zhvillohet java e fundit e kampionatit 2024/2025, kur edhe zyrtarisht do të mësohen ekipet që do të kualifikohen në Ligën e pare dhe ekipi që do të luan në balotazh. Më pranë suksesit historikë është ekipi i Arsimit të Çegranit të cilën ekip e ndanë vetëm edhe një pike nga suksesi historik. Ndihmës trajneri Saimir Fetai tha se java e është momenti për të realizuar një ëndur gjysmë shekullore për Arsimin dhe Çegranin

 “ Arritëm dal nga dal deri tek ndeshja e fundit të këtij kampionati që nuk ka qenë i lehtë, ka qenë sfidues, por ka qenë edhe shumë i bukur dhe me shumë sukses për ekipin e Arsimit  pasi  kemi  bërë ndeshje shumë të bukura, me një lojë jashtëzakonisht të bukur. Këtë nuk e them vetëm unë por e thuan edhe shumë njerëz njohës të futbollit dhe mendoj  që nëse ka  një ekip i cili do të duhej të kalonte në Ligën e pare padyshim se është ekipi i Arsimit, duke pasur para sysh at që kemi treguar gjithë këtyre 29 xhiro. Java e fundit është një ëndur gjysmë shekullore për këtë klub dhe nuk kam se çka të fsheh shkojmë në Negotino për të marr tre  pikë dhe pse jo të festojmë së bashku edhe  si kampion“  deklaroi Saimir Fetai  ndihmës trajner I KF Arsimi

 Me  fitoren  eventuale nga  ndeshja e fundit Arsimi  do të siguronte kualifikim në elitë që paraqet  një sukses historik për këtë klub  me traditë  52 vjeçare  andaj pritet  një festë e madhe nga Çegranasit. Për  kë trajneri Saimir Fetai  tha se  festa  do të varet  nga  epilogu  edhe i ndeshjeve  tjera

  Po tani varet edhe nga ndeshjet tjera kjo situatë por ne do të japim më të mirën që të dalim fitues nga kjo dhe siç e thash nga ajo që kemi treguar meritojmë të jemi edhe në vendin e parë dhe të shpallemi fitues. Patjetër që do të ketë një festë të madhe në Çegran për këtë ëndur gjysmë shekullore” tha   Saimir Fetai

  Në bazë të vendimit të djeshëm   të komisionit për disiplinë ku  ndeshja  Kozhufi  – Bashkimi regjistrohet se është luajtur, por pikët nga kjo ndeshja nuk i jepen asnjerës  ekip me  çka  do të thotë se aktualisht skuadtrra e Bashkimit mbetet në pozitën e tretë me 60 pikë dhe e ka  të  sigurt balotazhin për kualifikim në elite . Pra, ndeshja në Shtip për Bashkimin ka domnethѱnje  vetëm nëse  Arsimi pëson humbje në Negotinë nga Vardari, ndërsa çdo rezultat tkjetër e ka të sgurtë balotazhin. Pas këtij vendimi të komisionit të displinës tani më  Makedonija Gj.P, ka të siguruar klulifikimin në elite, ndërsa me fitore eventuale kundër Bellasicës do të shpallej  kampion i Ligës së dytë

Në javën e fundit të kampionatit në Ligën e dytë, të dielën në ora  17:00, takohen:  Vardari  – Arsimi, Bregallnica – Bashkimi, Boreci – Ohri, Detonit Plaçkovica – Pobeda, Skopje –Kamenica Sasa, Kozhufi – Novaci, Makedonija Gj.P – Bellasica, Osogova – Vardarski.
 
 
 
     SHABAN SINANI – TV KOHA   

Të fundit