Teknologjia VAR në futbollin Maqedonisë së Veriut pritet të implementohet nga sezoni i ri garues 2025/2026 dhe atë në ndeshjet Ligës së Parë të Futbollit , garat e Kupës nga faza çerekfinale deri në ndeshjen finale, në finalen e kupës për femra, si dhe në ndeshjet kualifikuese.
Federata e Futbollit të Maqedonisë do të fillojë me implementimin e sistemit “VAR” në sezonin e ardhshëm garues.
Pikërisht për këtë arsye në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u mbajt një prezantim edukativ dhe informues, me qëllim krijimin e një pamjeje të qartë, të saktë dhe objektive të funksionit dhe rëndësisë së zbatimit të VAR në futbollin e Maqedonisë. Objektivi kryesor të kësaj faze komunikimi është Informimi rreth aktiviteteve që lidhen me zbatimin e VAR-it, trajnimin e gjyqtarëve dhe logjistikën teknike. Edukimi i medies dhe publikut rreth parimeve themelore dhe filozofisë së VAR-it çfarë është VAR-i, kur dhe si përdoret dhe cilat janë kufizimet e tij. Sipas koordinatorit të këtij projekti, Filip Popovski, sistemi VAR do të implementohet në stadiumet që do certifikohen nga FIFA
“Ne si Federatë tani më kemi bërë një seleksionim të stadiumeve në të cilat di të dëshironim të impelementojmë WAR teknologjinë në të cilë ekipet e ligës së pare do ti zhvillojnë ndeshjet e tyre, Por do të kemi edhe një visit tek të njëjtat ku detajishtë do të vendosim se në cilat terrene ka kushte më të mira për implementimin e WAR sistemit , Në muajin korrik bashkë me FIFAN do të bëhet inspektimi i fundit. Dhe ai inspektim do të thotë certifikim i stadiumit dhe nga ai moment do të dimë sa stadiume nga ato që janë seleksionuar i plotësojnë kushtet për sezonin e radhës” deklaroi koordinatori i projektit Filip Popovski
Liga e Parë, sfidat e çerekfinales e deri në finale të Kupës, Finalja e Kupës së Maqedonisë në konkurrencën e femrave dhe sfidat eliminatore ose ato të balotazhit, janë sfidat ku do të implementohet sistemi “VAR”. Ndërkohë plotë 18 stadiume në Ligën e Parë dhe atë të Dytë, janë paracaktuara nga FFM-ja për implementimin e sistemit “VAR”, mirëpo vendimi final dhe licenca për implementimin e VAR-it në këto stadiume do të jep vetëm FIFA.
Sistemi “VAR” në Maqedoni do të funksionojë në dy mënyra – Statike, në selinë e FFM-së dhe mobile përmes makinës ultramoderne që mund të implementojë sistemin VAR dhe të bëj produksionin e ndeshjes.







