Të tjera lajme

Mbeturinat jashtë kontejnerëve, reagon Saubermacher

Problemi i vazhdueshëm i hedhjes së pakujdesshme të mbeturinave jashtë kontejnerëve të caktuar jo vetëm që krijon një imazh të shëmtuar për qytetin por edhe pengon përpjekjet e shërbimit komunal dhe të punonjësve për të pasur një qytet më të mirë. Për shkak të mbeturinave të lëna pranë kontejnerëve, punonjësit e shërbimeve publike përballen me nevojën për kohë shtesë për të mbledhur këto sasi çdo ditë. Kjo ka bërë që të reagojë kompania Saubermacher e cila vlerëson se mbeturinat si mobilje ose pajisje shtëpiake mund të dërgohen në qendrën e grumbullimit që gjendet në rrugën për në fshatin Trebosh. “Por kjo jo vetëm që ngadalëson procesin e tyre të punës, por zvogëlon edhe efikasitetin e aktivitetit të tyre kryesor, që është mbledhja e menjëhershme e mbeturinave nga kontejnerët e tejmbushur. Në të njëjtën kohë, mbeturinat e lëna jashtë kontejnerëve krijojnë kushte johigjienike dhe prishin pamjen e rrugëve dhe lagjeve tona.Duam t’u kujtojmë qytetarëve se ekziston një mënyrë e organizuar për menaxhim me mbeturinat e mëdha, të cilat më shpesh lihen pranë ose brenda kontejnerëve.Të gjithë ata që kanë mbeturina më të mëdha, si: mobilje, pajisje shtëpiake e të ngjashme, kanë mundësinë t’i dorëzojnë ato falas në qendrën e grumbullimit së mbeturinave të mëdha të Saubermacher që ndodhet në rrugën për në Trebosh. Duke shfrytëzuar shërbimet e kësaj qendre, ju kontribuoni drejtpërdrejt për një komunë më të pastër dhe më të rregullt.Jemi të vetëdijshëm se disa qytetarë kanë zakon të hedhin mbeturina në vende të caktuara, edhe kur nuk ka më kontejnerë të vendosur atje. Është koha për të ndryshuar këtë praktikë dhe për të treguar përgjegjësi të përbashkët” thonë nga kompania Saubermacher. Më tej nga kjo kompani apeluan deri tek qytetarët që hedhin mbeturinat komunale në vendet ku janë të vendosur kontejnerët, ndërsa mbeturinat e mëdha në qendrën e caktuar të grumbullimit. TV KOHA

Të fundit