Të tjera lajme

Në UEJL mbahet olimpiada e Ekonomiksit

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot u mbajt olimpiada e Ekonomiksit. Olimpiada e Ekonomiksit shërben si dëshmi e  përpjekjeve të përbashkëta në promovimin e edukimit ekonomik dhe frymëzimin e një brezi të ri ekonomistësh dhe inovatorësh. Kjo synohet të fuqizojnë të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të manovruar në ambientin kompleks ekonomik.Organizatorët theksuan se ky aktivitet është në rritje nga viti në vit, pasi që nga 25 shkolla që kanë qenë të kyçura në të kaluarën tash ky numër është 52 shkolla.
Olimpiada e Ekonomiksit organizohet nga Instituti Alternativa Liberale dhe Economic Fundamentals Initiative nga SHBA, në bashkëpunim me Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë të Universitetit të Evropës Juglindore. TV KOHA

Të fundit