Edicioni jubilar i 20-ti me radhë Turneu mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-15 fillon nesër me moton ‘’Tërnoci 2025’’ ku marrin pjesë reprezentacionet e qyteteve të Durrësit. Tetovës, Ulqinit, Pejës dhe Bujanocit . Reprezentacioni i Tetovës sot ka udhëtuar në Bujanoc dhe do të sistemohet tek moshatarët e tyre në Tërnoc. Hapja solemne e turneut është nesër me fillim në ora 16:00
Nga dita e sotme e deri m; 25 maj , Tërnoci i Bujanocit është nikoqire e edicionit të 20-të jubilar Turneu Mbarëkombëtarë i futbollit për fëmijë U-15 me që mbahet moton “TËRNOCI 2025”.
Në kë manifestim sportive gjithëkombëtar si tradicionalisht marrin pjesë reprezentacioni i qyteteve të Durrësit, Tetovës, Pejës, Ulqinit dhe nikoqir ekipi i Tërnocit. Koordinator për qytetin e Tetovës Muzafer Livoreka para nisjes në Bujanoc për TV Koha deklaroi se përgatitjet i kanë filluar me kohë dhe presin suksese pasi në këtë eventë gjithë kombëtare prezenta janë
‘’Gjithnjë kur është ky edicion ekipi apo Këshilli drejtues që e udhëheqë këtë projekt mobilizohet që nga fillimi që do të thotë se që një muaj kemi takime me seleksionuesin ku tentojmë që të nxjerrim 18 lojtarët më të mirë të Tetovës. Unë mendoj se në bazë të seleksionimit që e ka bërë elektori besoj që ekipi është i mirë dhe si zakonisht ne gjithnjë kemi luftuar për vendin e parë eventualisht për vend të dytë. Besoj që edhe sivjet ekipi i Tertovës do të jetë mes tre ekipeve më të mira’’ deklaroi koordinatori Muzafer Livoreka
Ky Turnir Mbarëkombëtar që nga fillim është zhvilluar me moton ka ‘’Takimi i së sotmes miqësia e së nesërmes’’
‘’Ajo mbetet edhe pse një kohë të gjatë ne po shohim se mund të ndërrohet ajo takimi i së sotmes miqësia e së nesërmes për arsye se shumë fëmijë që kanë defilua në këtë projekt sot e kësaj dite e kanë shoqërinë në Durrës dhe në Ulqin. Kështu që jam i sigurt se kjo e dyta është më e kapshme për arsye se deri diku ju e dini që futbolli këtu objektivi është takimi dhe miqësia i fëmijëve shqiptar apo fëmijët e gjithë trojeve shqiptare të shohin deri ku është pjesa ku jetojnë shqiptarët’’ tha koordinatori Livoreka,
Para nisjes për në Bujanoc ekipin e Tetovës në stërvitjen e fundit e vizitoi edhe kryetari i Komunës Bilall Kasami i cili uroj sukses ekipit , ndërsa organizatorit i uroj sukses
‘’Këtë vit është Turneu jubilar që vërtet është një kënaqësi e veçantë, një krenari e veçantë që edhe reprezentacioni i Tetovës për këto 20 vite ka qenë pjesë aktive e këtyre garave në futboll për gjeneratën U-15. Urojmë që edhe këtë vit si shumë vite tjera reprezentacioni i Tetovës të kthehet me sukses. Unë besoj në këtë ekip që do të kthehen me fitore dhe vendin e parë, që sigurisht pastaj për vitin të jenë kampion mbarëkombëtar për U-15’’ deklaroi Bilall Kasami kryetar i Tetovës
Kryetari Kasami për edicionin jubilar të 20-in me radhë ka një porosi për organizatorin.
‘Unë besoj që edhe si edicionet paraprake edhe këtë vit Bujanoci do të jetë një shtëpi e ngrohtë për gjithë fëmijët tanë që do të jenë pjesë e kësaj tradite që vazhdon . Të gjithë do të jenë pjesë e kësaj gare dhe unë besoj që kush do që të fitoj do të fitoj më i miri. Me rëndësi është që fëmijët të shoqërohen , të jenë pjesë e aktiviteteve sportive. Edhe njëherë uroj fitoren ekipit tetovar. Por kush do që të fitoj do ti dëshiroj sukses dhe organizatorëve do t’ju dëshiroj që ky edicion jubilar të kaloj në kushte sa më të mira’’ tha kryetari Bilall Kasami
Seleksionuesi i reprezentacionit të Tetovës Halim Hodai shpreson se futbollistët e përzgjedhur me dinjitet do ta përfaqësojnë qytetin
‘’Sa i përket përgatitjes tonë besoj që jemi përgatitur mirë edhe psiqikisht edhe fizikisht edhe në çdo aspekt tjetër . Shpresojë që kjo gjeneratë të korre sukses të mirë atje dhe t’ia sjellim Tetovës titullin kampion’’ tha seleksionuesi Halim Hodai
Ekspedita e Tetovës sot ka udhëtuar për në Bujanoc kua do të akomodohet tek moshatarët e tyre në Tërnoc, së bashku me ekipet tjera, ndërsa hapja solemne e edicionit të 20-të është caktuar për të premten me fillim në ora 16:00 te stadiumi i klubit të futbollit Tërnoci.
Shaban Sinani – TV Koha








