Të tjera lajme

NBA: OKLAHOMA “DËRRMON” MINNESOTA NË FINALEN E PARË

Me ndeshjen mes Oklahomas  dhe Minnesotas, sot zyrtarisht nisi faza  finale  e  play off-it  në Konferencën  e Perëndimit të kampionatit amerikan të basketbollit NBA

 Skuadra e  Oklahomas  e cilia  siguri  finalen pas  shtatë ndeshjeve  të  gjysmëfinales,  sot me  një  lojë  të shkëlqyeshme  shënoi  fitore  bindëse   në  finalen e par[ë  kundër  ekipit  të Minnesotas  duke  fituar  me rezultat të thellë  114-88. Kjo ishte finalja e parë mes këtyre dy skuadrave,  ku tanimë  Oklahoma udhëheq 1-0 serinë e  fitoreve.

Për Oklahoma shkëlqeu i zakonshmi Alexander Shai, autor i 31 pikëve, ndërkohë që 32 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Edhe ndeshja e dytë  e  finales  së play off-it do të luhet në fushën e Oklahoma, ndërsa nga  dita e nesërme nisin edhe  ndeshjet  finale në Konferencën e Lindjes  ku  do të përballen  ekipet e Nju Jork dhe  Indiana

Të fundit