Klubi i futbollit Vardari është fitues i edicionit të 32-të Kupa e Maqedonisë së Veriut pasi në ndeshje e mbrëmshme finale mundi Struga Trim Lumin 2-0.
Skuadra e Vardarit doli fituese e Kupës së Maqedonisë së Veriut në edicionin e 32-të pas mvetsimit të vendit. Vardari mbrëmë në një ndeshje mesatare mundi Struga trim Lum 2-0 , ndërsa autor i galave ishte Davor Taleski
Skuadra shkupjane këtë trofe e fitoi pas plotë 18 viteve dhe është gjashti në historinë e këtij klub pas mvetsimit të Maqedonisë së Veriut
Trofeun e ndau kryetari i FFM-së Masar Omeragiq. Të pranishëm në këtë ndeshje finale e 32-ta me radhë u zhvillua në praninë e një numri të vogël të shikuesve , ndërsa duhet veçuar sjelljen e pa hijshme të tifo grupit ‘Komitët’ të cilët në pjesën e parë ofendonin dhe shanin shqiptarët , bërtitnin Maqedoni, Maqedoni, asnjëherë e Veriut (Makedonija,Makedonija nikogash Severna), ndërsa në pjesën e dytë ofendonin trajneri Sedllovski i cili një kohë ishte trajner i FC Shkupi, dhe sidomos me ofendime të pahijshme dhe transparente iu drejtuan edhe Milenko Nedelkovski., dhe momenti tjetër ishte edhe bojkoti me rastin e ndarjes së trofeut.
Pas kësaj ndeshje tani më janë kompletuar katër ekipet që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kupat Evropian dhe ate Shkëndija në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, ndërsa Sileksi, Rabotniçki dhe Vardari në Ligën e Konferencave







