Të tjera lajme

VARDARI DOLI FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Klubi i futbollit Vardari  është fitues  i edicionit të 32-të Kupa e Maqedonisë së Veriut pasi në ndeshje e mbrëmshme  finale  mundi Struga Trim Lumin  2-0.

 Skuadra e  Vardarit  doli  fituese  e Kupës së Maqedonisë  së Veriut  në  edicionin e  32-të  pas  mvetsimit  të  vendit. Vardari  mbrëmë  në  një ndeshje  mesatare  mundi  Struga  trim Lum  2-0 , ndërsa  autor i galave  ishte Davor Taleski

Skuadra  shkupjane  këtë  trofe e  fitoi  pas  plotë  18 viteve  dhe  është  gjashti  në  historinë e  këtij klub  pas mvetsimit të Maqedonisë së Veriut 

Trofeun e ndau kryetari i FFM-së  Masar Omeragiq. Të pranishëm në këtë ndeshje  finale  e  32-ta me radhë  u zhvillua  në  praninë e  një numri  të vogël të  shikuesve , ndërsa  duhet  veçuar  sjelljen e pa  hijshme  të tifo  grupit ‘Komitët’ të  cilët  në pjesën e parë  ofendonin dhe shanin shqiptarët , bërtitnin Maqedoni,  Maqedoni, asnjëherë e Veriut  (Makedonija,Makedonija  nikogash  Severna), ndërsa  në pjesën e  dytë ofendonin trajneri  Sedllovski i cili një kohë ishte  trajner  i FC Shkupi,  dhe  sidomos  me  ofendime  të pahijshme  dhe transparente iu  drejtuan edhe Milenko Nedelkovski., dhe momenti  tjetër  ishte  edhe  bojkoti me  rastin e ndarjes  së trofeut.

 Pas  kësaj ndeshje tani më  janë kompletuar  katër  ekipet  që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kupat Evropian  dhe  ate  Shkëndija  në  kualifikueset e Ligës së Kampionëve, ndërsa  Sileksi, Rabotniçki dhe  Vardari  në Ligën e Konferencave

Të fundit