Një delegacion i Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë “Tërnoci 2025” të udhëhequr nga koordinatori i Tërnocit, Nexhat Aliu, Eduard Salillari Koordinator i Durrësit, Shaban Sinan i udhëheqë i grupit të Tetovës dhe zëdhënës i turneut, Valdet Shoshi koordinuari Pejës dhe Halil Truma i ekipit të Ulqinit sot u pritën nga kryetari I Komunës së Bujanocit ,, Arbër Pajaziti ku u fol për rrjedhën e këtij turneu jubilar i 20-ti me radhë dhe për historikun dhe qëllimin e Turneut Mbarëkombëtarë të futbollit për fëmijë qê7 ka filluar nga viti 2003 me iniciativën e Qendrës Kulturore të fëmijëve të Durrësit me ideatorin Naim Kërçuku. Kryetari Arbër Pajazit me këtë rast tha se Komuna e Bujanocit është nderuar që edicioni jubilar zhvillohet pikërisht në këtë qytet duke premtuar përkrahje të pa rezerve. Të gjithë përfaqësuesit e qyteteve pjesëmarrëse në këtë turne jubilar falënderuan kryetarin Arbër Pajazitin që ndau kohë për këtë takim.
Ndryshe edicioni 20-të jubilar fillon sot me fillim në ora 16:00 kur është edhe hapja solemne
Ndeshjet do të zhvillohen sipas këtij orari.
16:15 Tetova – Tërnoci
17:30 Ulqini – Durrësi
19:00 Peja – Tetova
Nga Bujanoci SHABAN SINANI – TV KOHA








