Të tjera lajme

NESËR FILLON  TURNEU MBARËKOMBËTARË I FUTBOLLIT “TËRNOCI 2025”

 Edicioni  jubilar  i 20-ti me radhë  Turneu mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë  U-15  fillon nesër  me moton ‘’Tërnoci 2025’’ ku marrin pjesë reprezentacionet e  qyteteve të Durrësit. Tetovës, Ulqinit, Pejës dhe  Bujanocit . Reprezentacioni i Tetovës sot ka  udhëtuar  në Bujanoc  dhe  do të sistemohet tek moshatarët  e tyre  në Tërnoc.  Hapja  solemne e turneut është nesër me  fillim në ora 16:00

 Nga  dita  e sotme  e deri m; 25  maj , Tërnoci i  Bujanocit është nikoqire e edicionit të 20-të jubilar  Turneu Mbarëkombëtarë i futbollit për fëmijë U-15 me që mbahet moton  “TËRNOCI 2025”. 

Në kë manifestim sportive  gjithëkombëtar  si tradicionalisht  marrin pjesë  reprezentacioni i qyteteve  të Durrësit, Tetovës, Pejës, Ulqinit dhe  nikoqir ekipi i Tërnocit.   Koordinator  për  qytetin e  Tetovës  Muzafer Livoreka  para  nisjes  në  Bujanoc për  TV Koha  deklaroi  se   përgatitjet  i kanë  filluar  me  kohë  dhe presin suksese  pasi  në  këtë  eventë gjithë kombëtare   prezenta  janë

 ’Gjithnjë kur është ky  edicion  ekipi   apo Këshilli drejtues  që e udhëheqë këtë projekt  mobilizohet  që nga  fillimi  që  do të thotë  se  që  një muaj  kemi takime  me  seleksionuesin  ku tentojmë që të nxjerrim 18 lojtarët më të mirë të Tetovës. Unë mendoj se në bazë të seleksionimit që e ka bërë elektori besoj që ekipi është i mirë  dhe  si zakonisht ne gjithnjë kemi luftuar  për vendin e parë eventualisht për vend të dytë. Besoj që edhe  sivjet  ekipi i Tertovës do të jetë mes tre  ekipeve  më të mira’’ deklaroi koordinatori Muzafer Livoreka

 Ky  Turnir  Mbarëkombëtar  që nga  fillim është zhvilluar me  moton ka ‘’Takimi i së sotmes miqësia e  së nesërmes’’

 ’Ajo mbetet  edhe pse   një kohë të gjatë ne  po shohim se mund të ndërrohet  ajo  takimi i së sotmes miqësia e së nesërmes për arsye se shumë fëmijë që  kanë  defilua  në këtë projekt sot e kësaj dite  e kanë  shoqërinë në Durrës dhe në Ulqin. Kështu që jam i sigurt se kjo e dyta është më e kapshme për arsye se   deri diku ju e dini që  futbolli këtu objektivi  është takimi dhe miqësia i fëmijëve shqiptar  apo fëmijët e gjithë trojeve  shqiptare të shohin  deri ku është  pjesa  ku jetojnë shqiptarët’’ tha  koordinatori Livoreka,

 Para  nisjes  për në Bujanoc ekipin e  Tetovës  në  stërvitjen e  fundit e  vizitoi edhe  kryetari  i Komunës  Bilall Kasami i  cili   uroj  sukses  ekipit  , ndërsa organizatorit  i uroj  sukses

 ’Këtë vit është Turneu jubilar që vërtet është një kënaqësi e veçantë, një krenari e  veçantë  që edhe reprezentacioni i Tetovës për këto 20 vite  ka qenë pjesë aktive  e  këtyre  garave  në futboll për  gjeneratën U-15. Urojmë që edhe këtë vit si  shumë vite  tjera reprezentacioni i Tetovës të kthehet me sukses. Unë besoj në këtë ekip që do të kthehen  me  fitore  dhe vendin e parë, që sigurisht pastaj për  vitin të jenë kampion mbarëkombëtar për U-15’’ deklaroi Bilall Kasami kryetar i Tetovës

  Kryetari  Kasami për edicionin jubilar të 20-in me radhë ka  një  porosi për  organizatorin.

 Unë besoj që edhe si edicionet  paraprake edhe këtë vit  Bujanoci  do të jetë një shtëpi e ngrohtë për gjithë fëmijët tanë që do të jenë pjesë e kësaj  tradite  që vazhdon . Të gjithë do të jenë pjesë e kësaj  gare  dhe unë besoj  që  kush  do që të fitoj  do të fitoj më i miri. Me rëndësi është që fëmijët të shoqërohen , të jenë pjesë e aktiviteteve sportive. Edhe njëherë uroj  fitoren ekipit tetovar. Por kush  do që të fitoj  do ti  dëshiroj sukses dhe organizatorëve  do t’ju dëshiroj që ky edicion jubilar të kaloj në kushte sa më të mira’’ tha kryetari Bilall  Kasami

 Seleksionuesi  i reprezentacionit të Tetovës Halim Hodai shpreson  se  futbollistët e përzgjedhur  me  dinjitet  do ta  përfaqësojnë qytetin

 ’Sa  i përket përgatitjes  tonë  besoj që jemi përgatitur mirë edhe  psiqikisht edhe  fizikisht edhe në çdo aspekt tjetër . Shpresojë që kjo gjeneratë të korre sukses të mirë atje  dhe  t’ia sjellim  Tetovës titullin kampion’’ tha  seleksionuesi  Halim Hodai

  Ekspedita e  Tetovës  sot  ka  udhëtuar  për  në Bujanoc kua  do të akomodohet tek  moshatarët e tyre në Tërnoc, së bashku me  ekipet tjera, ndërsa hapja  solemne e edicionit të 20-të është caktuar për të premten me  fillim në ora  16:00  te stadiumi i klubit të futbollit Tërnoci.

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit