Skuadra e Çellsit është fitues i edicionit të 4 të Konferenc; Lig;s rence League. Ekipi i Enzo Mareskës ashtu siç pritej, sh fitoi thellë finalen ndaj Betis me rezultatin 4-1.
Në finalen e zhvilluar në Wroclaw, skuadra angleze e drejtuar nga Enzo Mareska mundi ekipin e Real Betis me rezultatin e thellë 4-1, duke siguruar trofeun e parë evropian për trajnerin italian dhe rikthimin e Çellzit në skenën ndërkombëtare, duke bërë që blutë e Londrës të hyjnë në histori si skuadra e vetme në kontinent që ka arritur të fitojë të gjitha trofetë evropianë, duke filluar nga Liga e Kampionëve, në 2012 dhe 2021, Liga Evropa në 2013 dhe 2019 si dhe tani fitoi edhe Ligën e Konferencës.
Skuadra angleze fitoi me përmbysje pasi ata të parët kaluan në epërsi me golin e Abde Ezzalzouli. Por kjo ishte e tëra që mundën të bëjnë ekipi spanjoll pasi anglezët arritën jo që të barazojnë por në tersi të demolojnë Betisin me golat e Fernandez, Jackson, Sanço dhe Caicedo për 4-1 për ekipin anglez
Sipas mediumeve botërore trajneri i Çellsit , Maresca është hero i kësa fitoreje të madhe , pasi menaxhoi me zgjuarsi një sezon të gjatë dhe të vështirë për “Blutë” e Londrës.







