Të tjera lajme

OMERAGIQ  FOLI PËR PLANET  E  FFM-së NË TË ARDHMEN

Kryetari i FFM-së Masar Omeragiq  sot para  gazetarëve  foli  për  planet e   këtij institucione  sportiv, për  përfundimin e  kampionatit  2024/2025, implementim  e  sistemit VAR  si dhe për UEB faqen  e re  që përpunim e siper.

 Në takimin e sotëm me  gazetar kryetari  i Federatës së Futbollit të Maqedonisë , Masar Omeragiq foli për përfundimin e kampionatit  2024/[2025 ,  largimin nga  garat të  ekipeve Voska Sport dhe Gostivari, implementimin e sistemit VAR   në kampionatin e  ri  2025/2026   si  dhe  për  sistemin e ri të garave  që  do  të implementohet nga  kampionati  2026/2027. Omeragiq  gjithashtu  përmendi  se   kampionati  i  ri  do të  zhvillohet  për tre  ditë  dhe atë e premte e shtunë dhe  e diel  çdo  ditë nga  dy ndeshje  dhe të njëjtat  do të transmetohen drejtpërdrejt   në Arena  sport  dhe  TVM.  Pyetjes të gazetarit të televizioni Koha  pse UEB faqja e FFM  nga  viti i ri është  vetëm në gjuhën maqedone , kryetari  i  FFM-së Masar Omeragiq tha  se është në përpunim e sipër dhe e njëjta  do të jetë në gjuhën maqedone, shqipe dhe angleze

’Çdo gjë do të jetë transparente , përpunohet UEB faqe e  re  dhe  do të jetë  gjithçka si  duhet. Unë dëshiroj pak më ndryshe  ti ulim tensionet  dhe ndasitë . Personalisht më pengojnë, ne jemi të gjithë dhe  luajmë në Ligën e Parë të Maqedonisë, Federatën e Futbollit të Maqedonisë   dhe të gjithë jemi anëtarë këtu. Normalisht  se   askush kundër askujt të bëjë diçka. Do të ketë opsion në anglisht, në shqip dhe në 4-5 gjuhë UEB faqja, nuk mund  të jetë në një apo në dy’’ deklaroi presidenti Masar Omeragiq.
 

Kryetari  Omeragiq njoftoi se ndeshjet në kampionatin e  ri  do të luhen  me  topin e kompanisë Puma, ndërsa Liga e dytë  do të jetë e kompletuar në mesin e të cilave edhe  Besa e Dobërdollit  edhe pse në  disa  mediume është publikuar  se  kjo skuadër  do të tërhiqet  nga  garat në kampionatin e ri.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit