Finalisti i parë në kampionatin amerikan NBA është skuadra e Oklahomas e cila sot mundi Minesotan dhe me katër fitore siguroi finalen e madhe ku do të tenton të fiton titullin e parë kampion.
Skuadra e Oklahoma me fitoren e katërt nga pesë ndeshjet e zhvilluara në finale të play off-t në Konferencën e Perëndimit, kundër Minnesotas bëhet skuadra e parë që siguron finalen e madhe për titullin kampion në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Oklahoma sot mundi ekipin e Minesotas me rezultat të thellë 124-94 duke fituar 4-1 serinë e ndeshjeve.
Në takimin e sotëm lojtari më efikas te skuadra e Oklahomas ishte Alexander Shai, autor i 34 pikëve, ndërsa te Minnesota më efikas ishte Randle me 24 pikë.
Për ekipin Oklahoma kjo është suksesi më i madh pas plot 13 vitesh pasi përherë të fundit në finale ka luajtur në vitin 2012. Kundërshtari i Oklahomas do të jetë fituesi nga ndeshja mes ekipeve finaliste në Konferencën e Lindjes Indiana dhe Nju Jorku që do të zhvillohet nesër. Ndërkaq seria e ndeshjeve të finales së madhe ku edhe do vendoset se cila skuadër do ta fiton titullin kampion të NBA-s do të fillon nga data 5 qershor. Fitues do të shpallet ekipi që do të shënon katër fitore në serinë e ndeshjeve.







