Të shtunën me fillim në ora 17:30 në Kumanovë dhe Strugë zhvillohen dy sfida të javës së parë të sezonit 2025/2026 në ligën e parë Bashkimi – Arsimi dhe Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P. Në të dyja ndeshjet implementohet sistemi VAR.
Nesër në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë dhe në stadiumin e qytetit në Strugë zhvillohen ndeshjet e para të kampionatit të ri në Ligën e parë për sezonin 2025/2026. Në Kumanovë takohen Bashkimi ekip e cila pas plot 17 viteve serish iu kthye elitës së futbollit vendor dhe Arsimi iÇegranit si debutues në këtë ligë, Dy ekipet kanë zhvilluar një fazë cilësore përgatitore, kanë sjellë përforcime në të gjitha repartet ku kanë pasur nevojë , ndërsa kumanovarët kanë angazhuar edhe trajnerin e ri Muarem Muarem një trajner premtues. Kjo do të thotë se dy skuadrat përgatitur e presin fillimin e sezonit të ri . Këtë ekskluzivisht për TV Koha e deklaruan kapiteni i Bashkimit Armen Alimi dhe ndihmës trajneri i Arsimit Labinot Musliju
“ Jemi përgatit maksimalisht për fillimin e kampionatit, ekipi është konsoliduar mirë ”,Kemi pru lojtar të ri, përforcime të reja, trajneri I ri, atmosfera është pozitive. Kemi zhvilluara një fazë përgatitore jashtë vendit. Ka kaluar gjithçka ok. Nuk kemi lojtar të lënduar diçka dhe me padurim e presim ndeshjen e pare këtu në Kumanovë me ekipin e Arsimit” deklaroi kapiteni Armend Alimi
‘’ Cilësojmë që ekipi ka arritur maksimumin në aspektin fizik, në aspektin psikologjik mbi të gjitha por edhe në aspektin tekniko taktik me të cilën jemi duke punuar këtë javë që nga dita e hënë që kemi filluar stërvitjet pas pauzës dy ditore, Dhe vlerësojmë që dita e shtunë dita e ndeshjes së parë kundër Bashkimit në Kumanovë do të nxjerr në pah të gjitha përgatitjet tona’’. tha ndihmës trajneri Labinot Musliu
Ndeshja e nesërme ka rëndësi për të dyja ekipet të cilat njihe shumë mire pasi në kampionatin e kaluar kishin një rrugëtim të përbashkët drejtë kualifikimit në elite. Prandejj nesër pritet një lojë cilësore duke u bazuar në përforcimet cilësore në merkaton verore. Këtë e premtuan kapiteni I Bashkimit Armend Alimi dhe ndihmës trajneri I Arsimit Labinot Musliu
“Ndeshja e parë e dimë, ndeshje derbi me ekipin shqiptar që debuton në ligën e parë . E dimë se do të jenë të motivuar , mirëpo ne jemi në vendin tone në Kumanovë presim nga publiku që të jenë në numër sa më të madh për të na përkrahur. Dhe besoj se me ndihmën ed tyre me lojtarët në fund do ti gëzojmë edhe ata dhe në fund bashkë do ta festojmë fitoren’’ tha kapiteni Alimi
“ Ne jemi debutues në ligën e parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa Bashkimi ka qenë gjashtë ose shtatë sezona nëse nuk gaboj, kanë qenë edhe fitues të kupës. Bashkimi është një kundërshtarë i njohur për neve se kemi luajtur dy vite në ligën e dytë jemi ndeshur me ata. Kemi marrë masa të duhura, kemi bërë analizë të kundërshtarit, të reparteve të kualitete individuale të tyre. Dhe gjitha këto informata i kemi plasuar dhe jemi duke i plasuar edhe në stërvitjen e sotme dhe të nesërmen në stërvitjen e fundit para ndeshjes. Cilësojmë që kemi marrë ato masa të duhura që të dalim pozitiv nga kjo ndeshje. “ tha ndihmës trajneri Labinot MUsliu







