Të tjera lajme

DY TIFOZË NDËRROJNË JETË NË FINALET E ATP TË TENISIT NË TORINO

Trishtim në Torino, dy  persona humbin jetën në ditën e dytë të ATP Finals n; Torino. Viktimat janë dy shtatëdhjetëvjeçarë. Ekipet e ndihmës së shpejt mbërritën në vendngjarje  për të dhënë  ndihmë por ishte e kotë.

 Një tragjedi  e dyfishtë tronditi  ditën e dytë të ATP Finals, turneu i tenisit  që po zhvillohet në Torino dhe  ku luajnë  tetë  tenistët më të mirë në botë. Dy tifozë, të  dy  meshkuj , të moshës 70  dhe 78 vjeç , u sëmurën të hënën  në mëngjes përpara ‘’Fshatit të Tifozëve’’, i pari në Piazza d’Armi, pranë Inalpi Arena , ndërsa  i dyti , në tribunat  e vendit  ku u  zhvillua  eventi , gjatë ndeshjes midis Lorenzo Musetti  dhe Teylor Fritz,

 Në të dyja rastet, shërbimet e urgjencës 118 ndërhynë në vendngjarje për të kryer përpjekje për ringjallje, dy personat u dërguan me urgjencë në spitalin Molinette, por në të dyja rastet nuk kishte asgjë që mund të bëhej dhe vdekja u regjistrua menjëherë pas shtrimit në spital.

Të fundit