Të tjera lajme

EUROLIGA: HAPPOEL TEL AVIV VAZHDON  KRYESIMIN ME 13 FITORE

Kampionati  i basketbollit  në  Euroliga  ka  vazhduar edhe mbrëmë me  7 ndeshje  ku  vendasit  kanë regjistruar  pesë  fitore ndërsa  mysafirët  dy  fitore. Tabelën  vazhdon ta  kryeson  Happoel  Tel Aviv me 13  fitore e 5  humbje

 Pesë  fitore të vendasve  dhe 2 ta  atyre  mysafire  është epilogu  i shtatë ndeshjeve  të xhiros së 18-të në Euroligën e basketbollit për meshkuj. Lyon-Villeurbanne  shënoi  fitore ndaj  ekipit turk Anadolu Efes me rezultat të ngushtë  103-99. Ishte  kjo  fitorja e  pestë  sezonale  dhe  shpresë dhënëse  për  skuadrën vendase  që të shpreson të  largohet nga  pozita e fundit ndërsa  për  ekipin  Anadolu Efes ishte  disfata e  12 sezonale.

Parisi  në  cilësinë e vendasit  mundi  Crvena Zvezdën e Beogradit  102 – 92,  për vendasit  ishte  fitorja  e  6  sezonale, ndërsa  për  skuadrën  beogradase  disfata e 8-të

Fitore  në  xhiron e  18-të  kanë  regjistruar  edhe  Valencia  ndaj Baskonias  me  rezultat91-81, Fenerbahçe ndaj  Barcelonës 72-71 dhe Dubai  nda Milanos 99-92, ndërsa  në  cilësinë e mysafirit  fitore  kanë shënuar  Panathainaikosi  kundërs  Zalgirisit 92-85  dhe  Happoel Tel Avivi – Kundër  Bayernit 82-72

 Tabelën  e kryeson  Hapoel Tel Aviv me  13  fitore e 5  humbje e ndjekura  nga  Valencia , Panathinaikos    dhe  Barcelona me  nga  12  fitore e 6  disfata

 Lyon-Villeurbanne  -Anadolu Efes 103-99

Paris –  Crvena zvezda 102-92

Valencia – Baskonia  91-81

Bayern – Hapoel Tel-Aviv  72-82

Zalgiris Kaunas – Panathinaikos  85-92

Fenerbahce – Barcelona 72 – 71

Dubai – Milano 99 – 92

Shaban Sinani – TV KOHA

Të fundit