Me një ceremoni rasti mbrëmë në Shkup organizuar nga Federata e Atletikës së Maqedonisë u shpallën më të mirët e vitit 2025. Adrijana Pop Arsova në kategorinë e vajzave dhe Andreas Trajkovski në at të meshkujve, Në kategorinë e pionierëve të ri më të mirët ishin Lijana Iseni dhe Arti Xheladini nga klubi atletikës Kamjani.
Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut mbrëmë në Shkup shpalli atletët më të mirë për vitin 2025, që për atletikën e vendit tonë konsiderohet si një vit historik duke u bazuar në rezultatet e arritura në garat vendore dhe ato ndërkombëtare ku janë thyer edhe shumë rekorde nacionale. Kryetarja e Federatës së Atletikës Aleksandra Vojneska Zikova në fjalën e saj para të pranishmëve tha se ky në krahasim me vitet tjera është histerik duke u bazuar ne të arriturat e atletëve tanë.
‘’ Ky vit nuk është i rëndomtë si të tjerat, por ky vit është historik për atletikën e Maqedonisë , me shumë suksese me thyerjen e barrierave dhe është fakt se atletika lëvizë në rrugë të drejtë. Rezultatet këtë vit flasin vetë, nuk do të doja shumë ti komentoj. Ajo që dua të themë është fakt se ato rezultatet nuk janë të rastit. Ato rezultate janë frytë i punës shumë vjeçare dhe punës sistematike, këmbënguljes dhe guximit. Tha pos tjerash Aleksandra Vojneska Zikova
Epiteti atlete më e mirë e vitit i takoi garueses në shtigjet e gjata Adrijana Pop Arsova e cila në disiplinë 10 kilometra ka rezultat 35 minuta e 15 sekonda dhe ka marrë pjesë në të gjitha garat më të rëndësishme evropiane dhe botërore
‘’Viti që lëmë pas ishte i suksesshëm për mua , ashti si edhe vitet e mëparme. Gjithsesi suksesi im më i madh këtë vit ishte pjesëmarrja në Tokio. Ishte në përvojë unikate dhe e papërsëritshme dhe shpresoj të plotësojmë normën për grat e ardhshme’’ deklaro atletja Adrijana Pop Arsoav
Atleti më i mirë u shpall Andreas Trajkovski i cili ka shënuar rezulta të shkëlqyeshëm më kërcim tre hapësh 7 metra e 85 cm dhe ka dal fitues në kampionatin vendor dhe ka marrë pjesë me sukses në disa gara ndërkombëtare
‘’Ky vit ishte shumë i suksesshëm për mua ndaj shpresoj se viti 2026 do të jetë shumë më e mirë’’ tha Andreas Trajkovski
Në mesin e laureatëve për rezultate e shënuara gjatë vitit 2025 në kategorinë e pionierëve të ri si atletë të vitit u shpallë edhe dy garuesit e klubit të atletikës Kamjani Eljana Iseni dhe Arti Xheladini që paraqet një sukses i jashtë zakonshëm për ekipin e që e drejton ish atleti Ibraim Xhemaili
Fitsit tjerë në këtë ceremoni ishin Marta Dimkovska dhe Vedran Nikopllovski në kategorinë pionierëve, Eva Mitevski dhe Mihail Stoshevski te kadetët, Melisa Dimitrioski dhe Marko Aleksovski në kategorinë e juniorëve, ndërsa klubi atletikës Kumanova u shpall klubi më i mirë
SHABAN SINANI – TV KOHA








