Të tjera lajme

XHUDO: DISTRIA KRASNIQI RENDITET E PARA NË BOTË

Xhudistja  Distria  Krasniqi  është renditur e para në  ranglistën  Federatës  Botërore të xhudos.

 Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është renditur e para në ranglistën e fundit në xhudo. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Krasniqi zë vendin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë me 7275 pikë të grumbulluara. Pas saj, është renditur xhudistja britanike, Chelsie Giles me 7010 pikë. Derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila i ka 6.800 pikë.

Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur që ta fitojë medaljen e artë. Ajo po ashtu ishte e suksesshme në Kampionate Evropiane dhe Botërore duke sjellë në Kosovë disa medalje, të arta, të argjendta dhe të bronzta

Xhudistja pejane ka theksuar se çelësi i suksesit është aftësia për të filluar gjithmonë nga e para, pavarësisht medaljeve të mëdha por  ka  potencuar edhe  rolin trajnerit Driton Kuka .

Duke folur për të ardhmen, Distria Krasniqi ka bërë të qartë se motivimi i saj vjen nga dashuria për garën dhe jo nga presioni.

 

Të fundit