Kampionati i basketbollit në Euroliga ka vazhduar edhe mbrëmë me 7 ndeshje ku vendasit kanë regjistruar pesë fitore ndërsa mysafirët dy fitore. Tabelën vazhdon ta kryeson Happoel Tel Aviv me 13 fitore e 5 humbje
Pesë fitore të vendasve dhe 2 ta atyre mysafire është epilogu i shtatë ndeshjeve të xhiros së 18-të në Euroligën e basketbollit për meshkuj. Lyon-Villeurbanne shënoi fitore ndaj ekipit turk Anadolu Efes me rezultat të ngushtë 103-99. Ishte kjo fitorja e pestë sezonale dhe shpresë dhënëse për skuadrën vendase që të shpreson të largohet nga pozita e fundit ndërsa për ekipin Anadolu Efes ishte disfata e 12 sezonale.
Parisi në cilësinë e vendasit mundi Crvena Zvezdën e Beogradit 102 – 92, për vendasit ishte fitorja e 6 sezonale, ndërsa për skuadrën beogradase disfata e 8-të
Fitore në xhiron e 18-të kanë regjistruar edhe Valencia ndaj Baskonias me rezultat91-81, Fenerbahçe ndaj Barcelonës 72-71 dhe Dubai nda Milanos 99-92, ndërsa në cilësinë e mysafirit fitore kanë shënuar Panathainaikosi kundërs Zalgirisit 92-85 dhe Happoel Tel Avivi – Kundër Bayernit 82-72
Tabelën e kryeson Hapoel Tel Aviv me 13 fitore e 5 humbje e ndjekura nga Valencia , Panathinaikos dhe Barcelona me nga 12 fitore e 6 disfata
Lyon-Villeurbanne -Anadolu Efes 103-99
Paris – Crvena zvezda 102-92
Valencia – Baskonia 91-81
Bayern – Hapoel Tel-Aviv 72-82
Zalgiris Kaunas – Panathinaikos 85-92
Fenerbahce – Barcelona 72 – 71
Dubai – Milano 99 – 92
Shaban Sinani – TV KOHA







