Deputeti Dragan Kovaçki është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, i cili vjen në vend të Gjorgjija Sajkovskit.
Sekretar Organizativ do të jetë Ivica Tomovski, kurse shefi i Kabinetit të Mickoskit, Vladimir Nelovski edhe në parti do ta ketë këtë funksion.
Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së mbrëmë zgjodhi Komitetin e ri Ekzekutiv, ku 9 persona janë zëvendësuar kurse në vend të tyre vijnë kuadro të rinj.
“Në kushte kur kemi një opozitë që nuk ofron zgjidhje edhe nuk ka ide dhe përplot me probleme, e dijmë se zgjidhja duhet të jetë inputi i fuqishëm qytetar dhe VMRO-DPMNE stabile. VMRO-DPMNE vazhdon me rrugën e ripërtrirjes, unitetit dhe përgatitjeve për fitore të reja zgjedhore. Është e qartë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë parlamentare, me një qëllim – jetë më të mirë për gjithë qytetarët”
Hristijan Mickoski largoi të gjithë nënkryetarët e VMRO-së, sipas shembullit të Vuçiqit, për të sunduar në mënyrë absolute edhe me partinë siç dëshiron të qeveris me Maqedoninë – reagojnë nga LSDM-ja.
“Këtu është njeriu i Sasho Mijalkovit nga shërbimet, qartazi për kontakte me shërbimet ruse – Dragan Kovaçki, i refuzuar nga NATO për certifikatë.Mediat janë nën kontroll të plotë të Orbanit, me marrjen e telekomunikimeve dhe energjetikën. Thotë se në maj-qershor do të ketë rikonstruim të qeverisë për të emëruar njerëz që i nevojiten. Këto janë reformat e VMRO-së, në vend të fytyrave të reja – “banda” e vjetër”
Mickoski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të zgjidhen edhe Kryetarët e Komiteteve Komunale partiake si dhe udhëheqësi të reja në Unionin e Grave dhe të Rinjve si dhe në Unionin e Veteranëve.
Në pyetjen nëse mund të pritet rikonstruimi i Qeverisë, u përgjigj se në maj, më së voni në qershotr do të ketë lëvizje në disa resorë në kabinetin qeveritar ndoshta edhe në disa institucione.







