Të tjera lajme

RAST TRAGJIK: BIE NGA BALLKONI NDËRRON JETË 10-VJEÇARI!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tetovën, ku një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga ballkoni i një banese në Rrugën Industriale.
Sipas informacioneve të para, fëmija ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe lëndimet kanë qenë fatale, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra. Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen.

Janë prononcuar edhe nga SPB – Tetovë.

“Sot në orën 09.25 në SPB-tetovë është denoncuar se në Spitalin Klinik në Tetovë është dërguar një fëmijë 10-vjecar i vdekur. Sipas denoncimit, fëmiu I cili ka qenë me probleme shëndetësorë ka rënë nga tarraca e banesës ku ka jetuar, kurse prindërit për ngjarjen janë njoftuar nga fqinjtë, pas cka e kanë dërguar në spita. Mjeku ka konstatuar vdekjen,, kurse me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i viktimës është dërguar për autopsy” – thuhet në njoftimin e Policisë së Tetovës.

Policia dhe prokuroria kanë dalë në terren për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e plota se si ka ndodhur kjo aksident fatal që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Të fundit