Dje në orën 15:10, në Stacionin Policor të Tetovës, një 75-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga një person nga Tetova për shumën prej 2.000 eurosh. Sipas deklaratës, gjatë tetorit 2025, ai kishte rënë dakord me personin që t’i bënte dyer të brendshme, dhe i kishte dhënë paratë si avans. Por shërbimi nuk është kryer, dhe kur ai e kontaktoi për të kërkuar dyert, personi i tha se do të realizoheshin dhe më pas u bë i padisponueshëm në telefon. Po ndërmerren masat për hetimin dhe dokumentimin e rastit.







