Të tjera lajme

LIGA E PARË: STRUGA T. L ENDE PA FITORE NË SEZONIN PRANVEROR!

Dy ndeshjet e javës së 21-të në Strumicë dhe Kumanovë prodhuan një barazim dhe një fitore të mysafirëve. AP Brera barazoi me Struga Trim Lum, ndërsa Shkupi humbi nga Bashkimi 0-2.

Struga Trim Lum ka barazuar 0-0 me AP Brerën në Strumicë  edhe  pse  gjatë 90 minutave dominoi në  fushën e gjelbër. Për skuadrën strugane ishte ky barazimi I tretë i radhës  pas  dy disfatave në dy xhirot e para  të sezonit  pranverore, që do të thotë se në sezonin pranveror akoma nuk e ka shijuar  fitoren . Me  pikët e fituar në Strumicë, Struga  Trim Lum ka arritur kuotën e  44 pikëve  duke  vazhduar të  mbajë pozitën e tretë  në renditje.

Shkupi  ka regjistruar disfatën e 20  sezonale, kësaj radhe në cilësinë e vendasit  në Kumanovë kundër Bashkimit 0-2 dhe  me vetëm një pike të fituar mbanë pozitën e fundit në tabelë. Ndërsa Bashkimi me  këto  tre  pike ngjitet në pozitën e pestë me 29 pikë.

Java e 21 vazhdon me dy ndeshjet e fundit që do të zhvillohen të enjten me përballjet Vardari – Shkëndija që do të luhet në stadiumin e  FFM-së në Shkup  dhe ndeshja Pelisteri – Sileksit  që zhvillohet në Manastir me fillim në ora  16:00.  

 Shaban Sinani – TV KOha

Të fundit