Të tjera lajme

FINALISSIMA 2026: SPANJA – ARGJENTINA JO NË DOHA, POR NË LONDËR?!

 Ndeshja midis kampionëve të Evropës dhe Amerikës Latine, Spanjës dhe Argjentinës, që ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin Lusail në Doha, për shkak të situatës së luftës duket se e vendos Londrën si favorite për të pritur nikoqirin e ri të Finalisimas.

Takimi ishte planifikuar më 27 mars në stadiumin “Lusail” në Doha, por është në dyshim pas pezullimit të turneve të futbollit në Katar, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe raketave të lëshuara nga kjo e fundit si hakmarrje.

 Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka theksuar se negociatat janë në zhvillim dhe zgjidhja më e mundshme është të gjendet një vend tjetër nëse Doha nuk mund ta presë ndeshjen.

 Stadiumi “Wembley” në Londër ka pritur edicionin e kaluar të “Finalissima” më 2022, por këtë herë më 27 mars aty do të zhvilllohet ndeshja Angli – Uruguaji.

 Megjithatë, Londra ka edhe stadiume të tjera të përshtatshme për këtë ndeshje, duke e bërë kryeqytetin anglez alternativën më të mundshme.

Çdo ndryshim do të kërkojë miratimin e dy federatave si dhe të UEFA, CONMEBOL e FIFA.

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit