Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese rreth kthimit të emrave të vjetër të rrugëve në Tetovë i quan tentim për të defokusuar opinionin, nga procesi i emërimit të rrugëve që veçmë është afër përfundimit.
Kasami e pranon se emrat të cilët u ndryshuan më herët nuk janë përdorur nga asnjë institucion tjetër përveç Komunës së Tetovës ndërsa garanton se procesi që e kanë nisur nuk do të mbetet gjysmak.
Kasami madje e shpjegon edhe metodologjinë, se fillimisht do të emërohen rrugët pa numra dhe emra, ndërsa rrugët me emra ekzistues nuk do të preken.
Për sa i përket problemit të emrave të rrugëve, Kasami fajësoi pushtetin paraprak për mos përfundim të projketeve. Kasami gjithashtu tha se procesi për emërimin e rrugëve po vijon me sukses.







