Të tjera lajme

SHOQATA AKADEMIKE SHËNON 7 MARSIN – FESTË DHE KRITIKA

Shoqata Akademike për Shkencë dhe Art organizoi manifestim kulturoro-shkencor, për nderë të 7 Marsit, ditës së mësuesit. Profesor Doktor Hasan Jashari, si kryetar i shoqatës tha se si çdo vitë tjetër, edhe këtë vit do të shënohet 7 Marsi meqë sipas tij, vlera e kësaj dite shumë e madhe dhe e rëndësishme.

Megjithatë, në këtë ditë feste nuk munguan as kritikat. Shoqata Akademike më 7 Mars kishte lëshuar edhe një kumtesë, ku shfaqaej dukshëm mos pajtueshmëria me ligjin e ri për arsim të lartë.

Profesor Xhemaludin Idrizi thotë nuk është i kënaqur me ecurinë e zhvillimit të arsimi në përgjithësi, duke bërë apel për investime më të larta në dije.

Në fund të shënimit të kësaj date, Shoqata Akademike për shkencë dhe Art shpërndau librin “Analizë kriike e programeve dhe librave shkollorë” ku sipas autorëve, janë gjetur shumë lëshime, ndrërsa qëllimi i këtij libri është që të nxisë debat për cilësinë e ulët të arsimit në Maqedoni të Veriut.

Të fundit