Pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e tretë Perëndim nisi sipas parashikimeve . Kamjani mbetet pretendenti kryesor pë titullin kampion, këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen derbi me Dritën e Bogovinës që e fitoi 6-1.
Me ndeshjet e xhiros së 12-të që u zhvilluan gjatë fundjavës nisi pjesa e dytë kampionatit 2025/2026 në Ligën e tretë në Grupin Perëndim. Lideri në renditjen e tabelës klubi i futbollit Kamjani edhe pjesën e dytë të kampionatit e nisi fuqishëm duke e mundur rivalin e kahmotshëm Dritën e Bogovinës me rezultatin e thellë 6-1.
Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i KF Kamjani, Bekim Ziberi për TV Koha tha se përgatitjet cilësore dhanë efektin e vetë edhe në derbin kundër Dritës dhe se Kamjani mbetet pretendent për titullin kampion.
“Është e vërtet që ngelemi pretendent , mirëpo ne shkojmë lojë pas loje . Domethënë çdo lojë e marrim me seriozitet deri në mbarim të kampionatit . Edhe pse e dimë se ndoshta do të jemi cakë nga ekipet tjera , mirëpo qëllimi jonë është të ngelim kampion dhe në lojën e e fundit nëpërmjet barazhit të mundohemi të qëllimet që i kemi të plasohemi n Ligën e dytë të Republikës së Maqedonisë së Veriut“ deklaroi trajneri Bekim Ziberi
Pas kësaj fitoreje Kamjani mbetet pretendenti kryesor për titullin kampion duke u bazuar edhe në përkrahjen e banorëve të këtij vendbanimi dhe kushte e infrastrukturës sportive.
“Me nuk qenë përkrahësit që veç i përmendët komuna dhe bashkëqytetarët tonë ne nuk do ishim këtu ku jemi. Ato na mundësuan edhe me kushtet edhe siç e shihni stadiumin edhe me infrastrukturë është përmirësuar në maksimum . Pa përkrahjen e tyre ne nuk do ishim këtu ku jemi “ tha trajneri Ziberi
Rezultatet e xhiros së 12-të: Kamjani – Drita 6-1, Luboteni – Dobroshti 4-5, Xhepçishti – Vëllazërimi 3-3, Vardari – Napredoku 3-1 dhe Renova – Skënderbeu 3-1 , Reçica ishte e lirë.
Tabelën në Ligën e tretë Perëndim e kryeson Kamjani me 30 pikë e ndjekur nga Vardari i Bërvenicës me 24 dhe Vëllazërimi i Kërçovës me 23 pikë.
Shaban Sinani – TV Koha
![]()







