Tre fitore të skuadrave vendase dhe pesë të atyre mysafire me gjithësejt 29 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 19-të në Ligën e dytë. Kryesojnë Ohri me 43 pikë e ndjekur nga Shkëndija e Haraçinës me 42 pikë.
Me ndeshjen mes ekipeve Golemo Konjari – Shkëndija e Haraçinës që u zhvillua dje u kompletuar java e 19-të në Ligën e dytë të futbollit vendor. Shkëndija e udhëhequr nga trajneri i ri Berat Imeri arriti që të fiton me rezultat të thellë 4-0.
Fitore ka regjistruar edhe lideri në renditjen e tabelës Ohri nw përballjen me Pobedën e Prilepit 10-0 .
Skopje ka mposhtur Osogovën 2-0. Me këtë fitore të rëndësishme Skopje mbetet në konkurrencë për kreun e tabelës. Fitore ka regjistruar edhe Bregallnica në transfertë kundër Novacit 1-3, ndërsa në transfertë kanë fituar edhe Teteksi, Kozhufi dhe Bellasica.
Tabelën e kryeson Ohri me 43 pikë para Shkëndijës me 42, Skopje me 41 dhe Bregallnica me 40 pikë.
Rezultatet: Golemo Konjare – Shkëndija Haraçinë 0-4, Detonit Plaçkovica– Belasica 0-1, Skopje – Osogovë 2-0, Kamenica Sasa – Vardari 1-0, Novaci – Bregalnica 1-3, Ohrid – Pobeda 10-0, Prespa – Kozhuf 1-3 dhe Sloga Vinicë – Teteksi 0-3.
Shaban Sinani – TV Koha







