Qendra e Miami Heat, Bam Adebayo, zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në historinë e NBA-së, duke shënuar 83 pikë në përballjen e mbrëmshme kundër Vashington Vizards.
Me 83 pikë, ky është një nga performancat individuale më të jashtëzakonshme në historinë e ligës, dhe Adebayo tani renditet vetëm pas legjendës Vilt Chamberlain, i cili mban rekordin me 100 pikë.
Ai përfundoi ndeshjen me 20 gjuajtje të shënuara nga fusha në 43 tentime, duke realizuar 36 gjuajtje të lira nga 43, ndërsa në gjuajtjet për tre pikë shënoi 7 nga 22.
Adebayo tani është në vendin e dytë në listën e të gjitha kohërave për performancat individuale, duke e kaluar legjendën Kobe Bryant, i cili kishte shënuar 81 pikë në vitin 2006.
Basketbollisti i Miami Heat shënoi 31 pikë në çerekun e parë dhe arriti në 43 pikë në gjysmë. Deri në fund të çerekut të tretë ai kishte 62 pikë.
Rekordi i tij personal më parë ishte 41 pikë, të cilin e tejkaloi që në gjysmën e parë të ndeshjes.
Miami Heat mposhti Vashington Vizards me rezultatin 150:129.







