Dje në ora 13:20, në rrugën “Braqa Gjinoski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar e kanë privuar nga liria një 30-vjecar nga Republika e Shqipërisë, pasi ka keqpërdorur të dhënat personale të bashkëshortes së tij 35-vjeçare, me të cilën është në procedurë divorci, dhe ka tentuar të marrë kredi nga një shoqëri financiare pa pëlqimin e saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.







