Të tjera lajme

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR TRAGJEDINË E KOÇANIT!

Në Shkup, Qeveria do të organizojë Konferencë Ndërkombëtare më 14 mars, kushtuar tragjedisë në Koçanë, sic thonë, që të analizohet përgjigja e institucioneve, ekspertëve të shëndetësisë dhe partnerëve ndërkombëtar por edhe të propozohen zgjidhje sistematike për gatishmëri më të mirë gjatë situatave të krizës.

MARIJA MITEVA – Zëdhënëse e Qeverisë

“Vlera e vecantë e kësaj konference është prania e 37 mjekëve dhe ekspertëve mjekësor nga jashtë vendit, të cilët në ditët më të vështira pas tragjedisë në Koçanë, morën pjesë drejtpërdrejtë më mjekimin e pacientëve. Me ftesë të vendit tonë, në Shkup, do të mbërrijnë mjekë nga klinikat dhe qendrave shëndetësore nga më shumë vende evropiane”

Ndërkohë, në vigjilje të tragjedisë më të madhe në historinë e vendit, Kryetari i Komunës së Koçanës së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës së prindërve të fëmijëve që humbën jetën, kanë prezantuar programin treditor ku do të nderohen dhe respektohen viktimat.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka paralajmëruar përgjegjësi për tragjedinë me 63 viktima dhe mbi 200 të lënmduar. Në bankën e të akuzuarve janë 38 persona – 35 fizik dhe tre juridik.

Të fundit