Në një kthesë të papritur ngjarjesh, Maroku është shpallur kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës nga AFCON.
Senegali është shpallur humbës i trofeut me rezultatin 0-3 për shkak të largimit të lojtarëve nga fusha gjatë kohës shtesë.
Senegalit i është hequr titulli kampion i Afrikës, dy muaj pasi e fitoi atë në fushë. Bordi i Apelit te Konfederata Afrikane e Futbollit vendosi t’ia kalojë Marokut.
Senegali u ndëshkua me humbje 3 – 0 në tavolinë, duke hedhur poshtë verdiktin e fushës.
Shkak u bë braktisja e fushës për disa minuta nga ana e lojtarëve senegalezë pas një penalltie të dhënë për përfaqësuesen marokene që u humb nga Brahim Diaz.
Më vonë me golin e Pape Gueje Senegali fitoi ndeshjen 1 me 0.
Duke u larguar nga fusha e lojës, ekipi kombëtar senegalez shkeli nenet 82 dhe 84 të rregulloreve të Kupës së Kombeve të Afrikës, sipas së cilëve ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar për kundërshtarin në rast të braktisjes së ndeshjes.
Ndërkohë Federata senegaleze e futbollit duke e quajtur këtë vendim si të “padrejtë, të paparë dhe të papranueshme” ka paralamëruar se do të ankohet në Gjykatën Arbitrare për Sport në Lozanë.
Krahas Federatës kanë reaguar edhe shumë futbollistë të Senegalit. Ata janë shprehur të prerë se nuk do ta kthejnë trofeun dhe medaljet e fituara në fushë.
![]()







