Të tjera lajme

“MBRETËRIT” DOMINUAN NË ETTIHAD – HAKMARRJA E ËMBËL E VINICIUS JR!

Real Madrid, PSZH, Arsenal dhe Sporting kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të UEFA Liga e Kampionëve, pas rezultateve pozitive në ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 së finales. Ndeshja në Ettihad midis Mançester Sitit dhe Real Madrid, përvec dueleve në fushë, pati edhe prapaskena tjera.

 Vinicius Junior pati rolin kryesor në Stadiumin Ettihad duke shënuar dy golat në fitoren e Real Madridit kundër Mançester  Sitit 2 me 1. “Mbretërit” kalojnë në fazën tjetër me fitore të përgjithshme 5 me 1.

 Vinicius Junior nuk e lëshoi rastin që në mënyrë provokative t`i festojë golat duke iu revanshuar fansave të Manchester City për koreografinë e vitit të kaluar, të cilët ironizuan brazilianin pasi humbi “Topin e Artë”.

 Sezonin e kaluar u shfaq një transperent me mesazhin “Ndalo të qash me zemër” që në fakt është emri i këngës së pavdekshme të grupit “Oasis”

dhe një fotografi e Rodrit duke puthur “Topin e Artë”, një mesazh drejtuar ndaj Vinicius i cili refuzoi ta merr pjesë në solemnitetin gala në Paris, pasi kuptoi se nuk ishte fituesi.

 Sidoqoftë, kudo që të luajë, Vinicius Junior po ndiqet nga kontraverzat. Mbrëmë shënoi dy gola dhe eliminoi skuadrën e Pep Guardiolas nga Liga e Kampionëve, por gjithnjë e më shumë po flitet për gjestin e tij pas golit të parë.

 Vini, pasi shënoi gol nga penaltia, u kthye nga tribunat duke aktruar qarjen, kurse pas golit të dytë ua tregoi fanellën dhe emrin e tij që ta lexojnë tifozët anglez.

 Herën e kaluar kur isha këtu, në një farë mënyre më tallnin. Më thoshin se po qaja për Topin e Artë. Me sjelljen time nuk tregova mungesë respekti ndaj tifozëve të City-t, ishte vetëm një mënyrë për t’u treguar diçka”, tha Vinicius pas fitores së mbrëmshme të Realit në Mançester.

Të fundit