Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nga dita e djeshme janë grumbulluar në Shkup për ndeshjen e pley of-it kundër Danimarkës të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll nga dita e djeshme edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për ndeshjen e “play-off” kundër Danimarkës, e vlefshme për kualifikim në Botërorin 2026 që kësaj radhe mbahet në SHBA-Kanada dhe Meksikë.
Nën drejtimin e seleksionuesit të ri Goce Sedlloski, reprezentacioni ynë dje në orët e pasditës në kampion stërvitor të FFM-së mbajti seancën e parë, stërvitore ku munguan disa futbollist të cilët do të grumbullohen sot shkaku i obligimeve në klubet e tyre.
Të pranishëm në séancën e parë ishin debutuesit si Imran Fetai, Reshat Ramadani dhe kolumbiani me pasaportë të Maqedonisë Sebastian Herera.
Në prononcimin e tij të parë futbollisti kolumbian tha se ekipi duhet të jetë maksimalisht i motivuar për ndeshjen me Danimarkën
“Me padurim pres që të fillojmë. Është shumë me rëndësi të funksionojmë si skuadër që të gjithë. E di që në pozicionin tim është Alioski, që ka përvojë shumë të madhe dhe është për disa vite në përfaqësuese. Kjo për mua është një motivim shtesë. Na pret një ndeshje shumë e rëndë. Danimarka është një skuadër shumë e fortë, mirëpo neve duhet të fokusohemi tek vetvetja. Besoj se gjasat janë 50-50, ashtu që gjithçka varet nga ne. Jemi maksimalisht të motivuar, ashtu që shpresoj në një rezultat pozitiv, pse jo edhe një kualifikim në finale” – u shpreh Sebastian Herera.
Ndeshja e play off-it për kualifikim në Botërorin 2026, Danimarkë – Maqedoni zhvillohet më 26 mars të enjten me fillim në pra 20:45 në Kopenhagë.







