Pas kompletimit të xhiros së 14 në Ligën e tretë Perëndim dy skuadrat e para Kamjani dhe Vëllazërimi i Kërçovës regjistruan fitore të sigurta kundër Lubotenit dhe Vardarit të Bërvenicës.
Java e 14 e sezonit 2025/2026 në Ligën e tretë Perëndim prodhoi 4 fitore të skuadrave vendase dhe vetëm një fitore të ekipit mysafir ku janë shënuar numër rekord të golave 29 gola në pesë ndeshje apo afro 6 gola mesatarisht për çdo ndeshje.
Derbi i javës që u zhvillua në Bërvenicë mes Vardarit dhe Vëllazërimit ka përfunduar me fitore 0-2 për skuadrën kërçovarëve.
Vëllazërimi tani me 29 pikë është e vetmuar në pozitën e dytë me katër pikë diferencë nda Vardarit në pozitën e tretë.
Lideri në renditjen e tabelës klubi futbollit Kamjani edhe kundër Lubotenit shënoi fitore të thellë 7-0 dhe me 35 pikë vazhdon të kryeson tabelën e klasifikimit. Në tre ndeshjet tjera ekipet vendase shënuan fitore të sigurta.j







