Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nga dita e sotme fillon përgatitjet për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, përballjen ndaj Sllovakisë në kuadër të gjysmëfinales së play off-it për kualifikim në Botërorin 2026. Kjo ndeshje për Kosovën konsiderohet jetike, me që synon të bëjë një hap historik drejt kualifikimit në Botërorin 2026.
Përfaqësuesja e Kosovës do të kërkojë fitore për të siguruar një vend në finalen e madhe të play-off-it. Në rast fitoreje , Kosova do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë, finale që është planifikuar të zhvillohet më 31 mars në Prishtinë.







